KreuCelebrity

S’ishte e ftuar në dasmë, nëna e Britney Spears ka një mesazh për të!

Ylli i muzikës pop, Britney Spears, kurorëzoi dashurinë me Sam Asghari në një dasmë madhështore.

Në mesin e të ftuarve nëna e këngëtares mungonte, megjithatë ajo e ka uruar me një koment në fotot e dasmës duke i shkruar, Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur! Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Ta bësh dasmën në shtëpinë tënde është kaq sentimentale dhe e veçantë! Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!”.

Nga familja e këngëtares vetëm vëllai i saj, Bryan Spears, thuhet se ka arritur të marrë një ftesë, megjithatë, Bryan nuk u shfaq.

Kujtojmë që një incident ndodhi gjatë dasmës së yllit të popit, ku ish-bashkëshorti i këngëtares, Jason Alexander, ka tentuar që të prishë ceremoninë, duke thënë,  “Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë dhe do ta shkatërroj dasmën”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF