KreuCelebrity

E bija nuk mbetej dot shtatzënë, nëna e 8 fëmijëve sjell në jetë mbesën e saj! 

Pas vitesh të tëra beteje me infertilitetin, një 25 vjecare nga Utah e SHBA-së e gjeti shpëtimin tek nëna e saj. Chalise Smith, 50 vjec, pranoi të bëhej nëna surrogate e të bijës, dhe tani ka sjellë në jetë mbesën e saj, ndërsa të dyja gëzojnë shëndet të plotë.

Chalise iu implantua embrioni nëpërmjet fekondimit in vitro, megjithatë gjenetikisht, bebja është fëmija e Kaitlyn dhe bashkëshortit të saj, Miguel Munoz.

“Ishte në mendjen time çdo ditë. Mendova për të. U luta për këtë, thjesht pyesja veten nëse ky ishte një drejtim apo rrugë e duhur për mua, para se ti tregoja Kaitlyn dhe Miguel si dhe bashkëshortit tim. I mbajta këto mendime për vete”, tha 50 vjecarja për “Good Morning America”.

Kaitlyn, e cila jeton në El Paso, Teksas, vuan nga endometrioza, një gjendje ku indet e ngjashme me mukozën e mitrës fillojnë të rriten në vende të tjera, të tilla si vezoret dhe tubat fallopiane. Ajo kishte luftuar për të mbetur shtatzënë për vite radhazi radhazi, por pa dobi. E reja ndërkohë u diagnostikua edhe me sindromën Sjogren, një sëmundje autoimune që shfaqet kur sistemi imunitar sulmon gjëndrat që prodhojnë lot dhe pështymë. Simptomat nga çrregullimi kronik përfshijnë sytë dhe gojën e thatë, lodhjen dhe lyerjen e kyçeve. Në disa raste, ai gjithashtu mund të shkaktojë dëmtime në mushkëri, veshka dhe sistemin nervor, sipas Institutit Kombëtar të Artritit dhe Sëmundjeve Muskuloskeletore dhe Lëkurës (NIAMS). Në janar të vitit 2021, Kaitlyn-it iu tha se sëmundja autoimune i kishte dëmtuar veshkat dhe ajo nuk do të ishte në gjendje të mbante një shtatzëni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF