KreuCelebrity

U tha se u nda nga West, reagon Chaney Jones: Kini pak respekt, është ditëlindja e tij

Reperi i njohur Kanye West dhe e dashura e tij, Chaney Jones, i dhanë fund romancës së tyre, ishte ky lajmi i cili qarkulloi me shpejtësi në shumë prej mediave botërore.

Së fundmi modelja Chaney Jones reagoi duke dalë më një kundërpërgjigje me anë të një videoje të publikuar në Instastory dedikuar ditëlindjes së 45-të të reperit.

“Gëzuar ditëlindjen zemër, të dua”, shkroi ajo krah postimit.

Përvec kësaj ajo gjithashtu mohoi lajmet në një koment në postimin e ‘TMZ’, duke shkruar, “Ju lutem, ndaloni së postuari dhe përhapuri lajme të rreme për marrëdhënien time. Kini pak respekt, është ditëlindja e tij”.

Kujtojmë që shkak për aludimet për ndarjen mes tyre u bë fakti që Jones i fshiu të gjitha fotot me Kanye-n nga profili i saj në Instagram. Ende nuk dihet pse ajo mori këtë vendim, por që tashmë është e qartë që nuk bëhet fjalë për ndarje.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF