KreuCelebrity

Amber Heard i përgjigjet Johnny Depp: Të drejtat e grave po ecin prapa

Amber Heard i është përgjigjur ish bashkëshortit të saj, Johnny Depp pasi ndau një mesazh për ndjekësit në TikTok lidhur me vendimin që mori gjykata në favor të tij.

Të martën, pak më pak se një javë që kur fitoi gjyqin kundër Heard, Depp iu bashkua rrjetit social dhe falënderoi fansat besnikë.

“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara”, shkruante ndër të tjera Depp.

Një zëdhënës i Heard është përgjigjur duke thënë se “ndërsa Johnny Depp thotë se ai është duke ecur përpara, të drejtat e grave po ecin prapa“. Kujtojmë që Heard tha se ishte e zhgënjyer nga vendimi i jurisë rreth një javë më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF