KreuCelebrity

Ardit Gjebrea merr surprizën më të bukur të mundshme për ditëlindje!

Për moderatorin e njohur Ardit Gjebrea sot është një ditë e shënuar, pasi feston ditëlindjen.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka zbuluar suprizën e bukur dhe të papritur që ka marrë në orët e para të ditëlindjes.

Teksa ai ishte krah pjesës tjetër të familjes duke darkuar, Jon i cili jeton prej vitesh në SHBA, e surprizoi me prezencën e tij për të festuar pranë familjes ditëlindjen e të atit.

“Surpriza më e bukur që i dha kuptim darkës teksa prisnim orën, ishte kur në mesnatë shfaqet papritur. Tani që jemi të katërt bashkë, ka kuptim dhe mund të festoj!”, ka shkruar krah fotos së ëmbël Ardit Gjebrea.

 

 

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF