KreuCelebrity

Rikthehet “Dance With Me”!

“Dance With Me” është një nga formatet më të dashura shqiptare, i cili prej disa vitesh i ka munguar ekranit shqiptar.

Tw gjithë ata që i ka marrë malli, mbrëmjen e kësaj të hëne morën lajmin e mirë, që programi shumë shpejt do të rikthehet në televizionin Klan.

Moderatorja Alketa Vejsiu gjatë emisionit “Piter Pan”  bëri me dije se nga kërkesat e vazhdueshme të publikut “Dance With Me” do të vijë pranë publikut me edicionin e tij të shtatë.

Rikthehemi shumë shpejt me një ndër programet më të suksesshme në Klan, “Dance With Me”. Është një program vallëzimi që na bën të gjithëve të vallëzojmë, të lëvizim dhe ta kemi jetën më të gëzuar. Nisim edicionin e shtatë me një kast fantastik personazhesh të njohur, me një skenë të rinovuar, një juri fantastike dhe një formulë të modifikuar disi. Mezi pres të kërcejmë këtu dhe të bëjmë tërmet në Tv Klan”, tha Alketa.

Kujtojmë që VIP-at më të famshëm të Shqipërisë kërcejnë nën kujdesin e balerinëve profesionistë. Kërcimet do të përfshijnë zhanret si: Waltz, Tanto, Cha Cha, Mambo, Bachiata, Rumba, Samba, Jive, Musical, kërcim modern, por nuk do të mungojnë edhe kërcimet e traditës shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF