KreuCelebrity

Mbuloi trupin me tatuazhe, si dukej përpara gruaja nga Polonia! 

Adrianna Eisenbach e ka 96.05% të sipërfaqes së saj të trupit të mbuluar nga tatuazhet. Gruaja 52-vjeçare me origjinë nga Polonia, i tronditi të gjithë kur shpërndau në rrjetet sociale foto nga e kaluara, të cilat e tregonin përpara se lëkura e saj të mbulohej nga imazhe filmash vizatimorë. .

Eisenbach u bë e famshme në vendin e saj pasi u shfaq në një emision televiziv në Poloni, ndërsa shtypi vendas e quan  “mbretëresha e skandalit”. Ajo vendosi ta mbulonte trupin me tatuazhe pasi u divorcua nga bashkëshorti pas 25 vitesh martesë. Arsyeja kryesore e ndarjes ishte fakti se i shoqi i kërkoi të qëndronte në shtëpi dhe të kujdesej për familjen.

“Unë jam kujdesur për burrin dhe djemtë e mi gjatë gjithë martesës sime… Larja, pastrimi, gatimi, pjekja e ëmbëlsirave të përditshme. Kur fëmijët u rritën, unë doja të shkoja në punë. Burri nuk ishte i kënaqur. Më pas lidhja u shpërbë”, tha Adrianna për Gazetën Wroclawska.

Në një postim në Instagram, ajo tregon një foto me bikini, nga koha kur nuk kishte tatuazhe. Ajo tha se ishte një imazh i vitit 2017 dhe e krahasoi atë me një foto të vitit 2020. Ishte tronditese, sepse përpara dukej shumë mirë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF