KreuCelebrity

Mbretëresha Elizabeth feston 70-vjetorin e ardhjes në fron!

Mbretëresha Elizabeth II feston këtë vit Jubileun prej Platini që shënon 70 vjet që kur ajo mori në trashëgimi fronin.

 


Festa të shumta janë planifikuar të mbahen në rrugët e qyteteve të ndryshme të Britanisë së Madhe. Festimet zyrtare përfshijnë gjithashtu fushatën e tendave të gjelbra të monarkes dhe garën për tortën më të mirë.

 

Margaret Tyler, adhuruese e familjes mbretërore tha, “Ajo që unë i uroj mbretëreshës është të kalojë momente të lumtura me familjen. Për të familja është shumë e rëndësishme. Gjithashtu, ajo ka qen dhe kuaj. Natyrisht ajo ka në mendje edhe kujtimet me princin Philip, njeri që nuk mund të harrohet lehtë, por unë shpresoj që ajo të kalojë momente të qeta pasi punon shumë”.

Mbretëresha Elizabeth II është e para monarke që arrin 70-vjetorin në fron, duke shënuar kështu një gur kilometrik.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF