KreuCelebrity

Foto e parë e çiftit/ Katër vite pas divorcit Robert Berisha pranon hapur lidhjen e re!

Këngëtari Robert Berisha duket se ka gjetur sërish dashurinë. Kësaj here artistit nga Kosova ja ka vjedhur zemrën nja modele e cila quhet Laureta Maqedonsi. Javët e fundit kanë qarkulluar zëra për një romancë të mundshme mes çiftit, por duket se dyshja vetëm tani vendosi të pranojë hapur se janë bashkë.

I pari ishte Berisha ai që në programin “Shqipëria Live” pranoi lidhjen e re të dashurisë dhe zbuloi edhe si ndjehet ai për romancën me modelen bukuroshe.

Ai rrëfeu se tashmë ndihet i plotësuar dhe madje zbuloi se kjo lidhje e ka bërë të besoj besoj për herë të parë dhe  në horoskop për faktin se ata kanë tipa të njejtë. Sipas tij ata janë të bërë totalisht për njëri-tjetrin.

Sakaq Laureta ka ndarë në instagram mbrëmjen e kaluar një foto të çiftit, duke shuar kështu kureshtjen e ndjekësve që më në fund kanë një romancë të konfirmuar nga të dyja anët.

Kjo është lidhja e parë e Robert Berishës e bërë publike që nga divorci me këngëtaren Nora Istrefi katër vite më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF