KreuCelebrity

Bradley Cooper nuk njihet, bën transformimin drastik për rolin e fundit!

Aktori i njohur Bradley Cooper u shndërrua në dirigjentin e famshëm amerikan Leonard Bernstein për filmin e tij biografik teksa i ka shokuar të gjithë fansat e tij me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje.

 

Cooper do të luajë Bernstein që nga rinia deri në vdekjen e tij në moshën 72-vjeçare, e cila ndodhi në vitin 1990 si pasojë e një ataku në zemër të shkaktuar nga dështimi progresiv i mushkërive.

Filmi zhvillohet në një hark kohor 30-vjeçar. Në një nga imazhet promovuese, ylli i “American Hustle” shihet duke e rikujtuar kompozitorin e ndjerë të “West Side Story” me një kostum me pamje retro, së bashku me yllin e tij Carey Mulligan. Më pas ai shfaqet krejtësisht i ndryshëm në skenat nga më vonë në jetën e Bernstein i thinjur, plot rrudha dhe me një fizik më të rëndë.

Ndërkaq, “Maestro” ka nisur xhirimet muajt e fundit dhe pritet të dalë në vitin 2023. Cooper e shkroi skenarin me shkrimtarin fitues të Oscar-it, Josh Singer të “Spotlight”. Regjisorët e famshëm Martin Scorsese dhe Steven Spielberg janë producentë të dramës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF