Sopranoja e njohur Inva Mula ishte e ftuar këtë të diel në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera ka kujtuar emocionet e mëdha që ka përjetuar kur u bë nënë për herë të parë.
“Ndryshoi qëllimi i jetës sime. Nuk isha më unë, por ishte djali. Ndryshoi gjithçka”, tha ajo.
Sopranoja rrëfeu edhe momentin e vështirë kur i është dashur ta lërë 3-muajsh të birin në Paris dhe shkoi të këndonte në Hamburg, Gjermani.
“Atje gjeta një kohë të zymtë, rashë në depresion për herë të parë në jetën time. Isha në skenë ku duhet të tregoja që çdo gjë ishte në rregull, por ndërkohë mendoja për djalin. U ndava për gati 3 muaj dhe për këtë isha shumë e mërzitur dhe e dëshpëruar”, u shpreh sopranoja.