KreuCelebrity

Rriten çmimet e karburantit!

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte që çmimi i naftës të rritet nga 229 lekë/litër, nafta do të shitet me 239 lekë.

Ndërkohë benzina do të shitet me 237 lekë për litër kurse gazi me 90 Lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës lidhur me vendimet e mbledhjes.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF