KreuCelebrity

Pas “One Kiss”, Calvin Harris dhe Dua Lipa vijnë me një projekt të ri!

Katër vite pas suksesit të këngës “One Kiss”, Calvin Harris dhe Dua Lipa do të bëhen sërish bashkë për të sjellë te publiku një bashkëpunim të ri.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë Calvin me anë të një videoje në TikTok, duke zbuluar pak nga kënga.

Sipas Pop Crave, kënga me titull “Potion” del këtë të premte, ndërkohë që thuhet gjithashtu se kënga përfshin dhe Young Thug.

Me gjasë kënga do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të DJ-së Funk Wav Bounces Vol.2, vazhdimi i Funk Wav Bounces Vol 1 që u publikua në vitin 2017.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF