KreuCelebrity

Ermal Mamaqi zbulon arsyen e zënkave mes tij dhe Amit!

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar, të cilët vazhdimisht shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin edhe në mediat sociale.

Por sikurse çdo çift tjetër edhe ata kanë momentet e tyre kur mund të mërziten ose të debatojnë. Për këto Ermali është pyetur nga gazetarët e vegjël në Piter Pan, ku ai ishte i ftuar këtë të hënë.

Teksa një prej fëmijëve e pyeti se për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi, Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin.

“Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”, tha Ermali.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF