KreuCelebrity

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj zbulojnë emrin e vajzës?!

Këngëtarja e njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Ata konfirmuan lajmin, i cili prej disa ditësh po qarkullonte në mediat sociale, me anë të videoklipit të këngë së tyre të titulluar “Ama”.

Në fund të videos ata kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës që do të mirëpresin së shpejti, duke bërë të ditur se Eni Koçi është në pritje të një vajze.

“Ama dorën tënde ama, se të dua unë të dua me të vërtet, je dhurata më e mirë në jetë”, këto vargje të këngës ne na bëjnë të mendojmë se tashmë çifti ka vendosur edhe emrin e vajzës, të cilën me shumë gjasa do ta quajnë Ama.

Gjithsesi mbetet për t’u para nëse ky do të jetë emri i vajzës apo këto vargje janë thjesht një dedikim i bukur për njëri-tjetrin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF