KreuCelebrity

Ed Sheeran mirëpret fëmijën e dytë, zbulon gjininë!

Këngëtari i “Bad Habits” zbuloi se ai dhe gruaja e tij Cherry Seaborn kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.

“Doja t’ju njoftoja që jemi bërë me një tjetër vajzë të bukur. Na ka bërë të gjithëve për vete. Të qenit katër anëtarë në shtëpi, na ka çuar mbi re”, shkruan Ed.

Ed postoi një fotografi ku shiheshin një palë çorape për fëmijë të vendosura në një batanije të thurur. Ai përdori të njëjtin imazh për të njoftuar lindjen e vajzës së tij të parë Lyra Antarctica në shtator të vitit 2020.

Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij nuk kishte treguar më parë se ishin në pritje të një tjetër fëmijë.

 

 

A post shared by Ed Sheeran (@teddysphotos)