Filmi “Dirty Dancing” do të rikthehet pas më shumë se tri dekadash.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se aktorja kryesore e filmit origjinal, Jennifer Grey, jo vetëm do të luajë, por edhe do të jetë si producente ekzekutive.
Kompania e prodhimit të filmave ‘Lionsgate’, në fakt e ka konfirmuar lajmin qysh në vitin 2020, por pak ditë më parë janë bërë publike edhe detaje të tjera. Jonathan Levine, regjisori i “Long Shot”, është ndër të parët emra që është bërë publik, ndërsa skenari mban emrin e Elizabeth Chomko.
“Dirty Dancing” ka qenë gjithmonë një nga filmat e preferuar të Levine, por nuk e kishte imagjinuar se një ditë do të drejtonte vazhdimin, “Gjatë shkrimit të tij, u dashurova me personazhe të rinj dhe të vjetër, me botën viteve 1990, Nju-Jork-un dhe muzikën, e cila do të variojë nga këngët nga filmi origjinal deri tek hip-hopi i viteve ’90. Mezi pres të bashkëpunoj me Jennifer për të sjellë këtë histori të bukur të romancës dhe kërcimit te një brez i ri fansash. Dhe atyre prej shumë vitesh, u premtoj se nuk do t’ua shkatërrojmë fëmijërinë”.