Ylli i muzikës pop Britney Spears dhe partneri i saj Sam Asghari po kalojnë një moment të vështirë në jetën e tyre pasi humbën fëmijën e tyre.
Së fundmi i fejuari i Britney Spears ka reaguar pasi këngëtarja pësoi abort dhe humbi fëmijën e tyre.
Sam Asghari ka falënderuar fansat për mbështetjen me anë të postimi në Instagram, ndërsa thotë se së shpejti ai dhe këngëtarja kanë në plan për të zgjeruar familjen.
“Ne kemi ndjerë mbështetjen tuaj. Ne po i marrim gjërat pozitivisht dhe po ecim përpara me të ardhmen tonë. Është e vështirë, por ne nuk jemi vetëm. Faleminderit që respektoni privatësinë tonë. Së shpejti do të zgjerojmë familjen tonë”, u shpreh ai përmes një postimi në rrjete sociale.



















