KreuCelebrity

Beniada nuk kërkon burrë: “Për cfarë duhet…”!

Edhe pas daljes nga Big Brother VIP, ku krijoi mjaft simpati si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së famshme për shkak të natyrës së saj të ciltër e pa komplekse, Beniada ka vazhduar të mbetet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit herë pas herë episode nga përditshmëria e saj.

Së fundi, teksa u shfaq në shoqërinë e një mikeshe, ajo i ka thënë se nuk dëshiron një burrë Don Zhuan dhe se është lodhur nga pyetjet që i bëjnë shpesh: “A je fejuar? A je lidhur?” Në video, Beniada  dëgjohet të thotë:

“Sa erdha këtu në Shqipëri vazhdojnë më pyesin: Beniada je e fejuar? Beniada je e lidhur? Beniada ke gjetur një Don Zhuan? Po unë s`e dua Don Zhuan,” shprehet duke qeshur. Më pas ka vazhduar duke bërë sërisht humor rreth kësaj teme.

“Për çfarë duhet burri? Për të të fërkuar një çik, kështu e tha vjehrra Aldës. Ikën gratë ikën, me burrë pa burrë.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF