Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka zbuluar së fundmi datën se kur do të mbahen Çmimet e Akademisë së vitit të ardhshëm.
Bwhet me dije se Oscars 2023 do të zhvillohet më 12 mars. Edicioni i 95-të i ndarjes së çmimeve të Akademisë do të mbahet pak më herët vitin e ardhshëm, ndryshe nga ky vit që u zhvillua jashtëzakonisht vonë më 27 mars, pjesërisht për shkak të Lojërave Olimpike të shkurtit.
Në Oscars 2022, “CODA” u bë filmi i parë me një kast që nuk dëgjon dhe filmi i parë nga një shërbim transmetimi që fitoi çmimin për filmin më të mirë. Shuplaka famëkeqe që Will Smith i dha prezantuesit Chris Rock, në fakt, i la në hije çmimet.
Kujtojmë që Smith që dha dorëheqjen nga Akademia, e cila e ndaloi aktorin 10 vjet të marrë pjesë në Oscars.



















