Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është shumë aktive në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht zhvillon bashkëbisedime me ndjekësit e saj.
Së fundmi një prej tyre e ka pyetur aktoren nëse ka pasur ndonjëherë momente në jetën e saj kur është ndjerë e dobët dhe si ka vepruar më pas.
“E kam thënë, shumë shpesh! Kam qarë nja tre ditë, i kam dhënë zgjidhje. Një jetë kemi”, ka shkruar aktroja.
Ndërkohë një tjetër ndjekëse e ka pyetur Rudinën nëse ka menduar që të ketë një fëmijë me partnerin e saj Mark Frokun, “Po, e kam menduar shpesh! Është mendim i bukur, për sa kohë mbetet i tillë. Përtej shakasë, kur ta falë Zoti, do e mirëpres, por për momentin jam e fokusuar te gjera të tjera”.



















