
Arjola Demiri festoi ditëlindjen e vazjës, dhe fotot që postoi, treguan qartë sa e lumtur ndihet aktorja. Ato i ka shoqëruar edhe me një mesazh mjaft të ndjerë për të bijën.
“Me ke lumturuar qe diten kur mi mbushe krahet plot, e syte rane thellesisht ne dashuri me këtë bebe , e shpirti im ndjeu paqe e u mbush plot.
Te falenderoj qe ma ke sheruar shpirtin.
Te falenderoj qe me ke dhuruar buzeqeshje.
Te falenderoj qe ke qene dhe je femija perfekt .
ZOTI te dashte bija ime”, ka shkruar Arjola.
Arjola është mjaft e lidhur me fëmijët e saj, të cilët i munguan shumë gjatë periudhës që qëndroi në shtëpinë e Big Brother VIP.



















