KreuCelebrity

Xhirime në Monako, Sara Hoxha zbulon detaje nga projekti i ri i Ledri Vulës!

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të pëlqyer dhe më të ndjekur në rrjetin e tyre sociale.

Partnerja e reperit të dashur Sara Hoxha me anë të postimeve në rrjetin e saj social Instagram ka zbuluar se Ledri po xhiron videoklipin e ri dhe si denstinacion këtë herë ka zgjedhur Monakon.

Sara tregon se së bashku me ekipin e xhirimit ndodhen në një prej vendeve më të bukura të Europës, teksa ka zbuluar se  shtëpia e personit që ka shpikur parfumin është vendi ku reperi dëshironte për videoklipin e tij.

Më tej, në disa plane nga brenda shtëpisë, ajo tregon se çdo gjë është me flori 24-karatë, ose të paktën kështu i kanë informuar. Ndërsa vazhdon turin e saj, vjen edhe Ledri Vula, i veshur për videoklip, por Sara është kujdesur të ruajë elementin e surprizës, “Mos ta tregojmë më shumë se sa duhet, kaq mo kaq, vetëm kopsat”.

Me siguri ky projekt i ri do të jetë suksesi i radhës i reperit të njohur….

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF