KreuCelebrity

Eurovision nis sonte, si mund të votohet për Shqipërinë!

Sonte nis Eurovision 2022, dhe hapjen e festivalit e ben përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati. Këngëtarja shqiptare prezantohet me këngën “Sekret” dhe ka paralajmëruar një performancë energjike dhe unike, teksa ka terhequr vëmendje të madhe edhe me veshjet e saj.

Tashmë është publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo. “Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Sonte ‘Sekret’ hap Eurovision”, ka shkruar Ronela në një postim në Instagram.

 

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Faqja zyrtare në Instagram e Eurovison censuroi një fotografi nga performancës së Ronelës në provat e festivalit, duke e cilësuar si provokuese. Por afterparty.al thote se asgjë nga performanca e artistes shqiptare nuk është bllokuar dhe ajo pritet të shfaqet me të njëjtën koreografi që ishte planifikuar që nga fillimi.

Për çmimin kryesor të Eurovision 2022 pritet të konkurrojnë rreth 41 shtete përfaqësuese. Festivali mbahet në Torino të Italisë dhe nis sonte (10 maj) ndërsa finalja e madhe mbahet të shtunën e 14 majit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF