KreuCelebrity

Anna Kournikova, foto e rrallë me Enrique Iglesias dhe tre fëmijët e tyre! 

Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë një nga çiftet më diskrete të shoëbizit ndërkombëtar. Edhe pse ish tenistes së njohur ruse i pëlqente vëmendja dhe eventet mondane, ajo u kthye në një shtëpiake “të lumtur” pasi krijoi familje me artistin latin.

Tani Kournikova shfaqet jashtëzakonisht rrallë në rrjetet sociale, megithatë nuk  mungon në ditëlindjet familjare, për të bërë urimet e nevojshme në Instagram.  Këtë herë ish-tenistja ka uruar partnerin: “Gëzuar ditëlindjen babait më të mrekullueshëm”.

 

 

A post shared by Anna Kournikova Iglesias (@annakournikova)

 “Të duam shumë”, ka shkruar ajo. Enrique Iglesias mbushi 47 vjeç, edhe pse duket i pandryshuar nga koha kur këndoi “Bailamos” . Anna postoi një imazh që tregonte dyshen me tre fëmijët e tyre: një vajzë dhe dy djem.

Fansat ishin në delir kur panë imazhin: “OMG, më në fund një foto me familjen”, kanë thënë ata të emocionuar.  Në vitin 2017, Enrique dhe Anna u bënë prindër për herë të parë, pasi bukuroshja ruse lindi binjakë: Lucy dhe Nicholas. Dy vite më vonë, ajo mbeti sërish shtatzënë dhe në shkurt 2020, çifti njoftoi në llogarinë e tyre në rrjetet sociale se familja e tyre ishte rritur në një anëtar tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF