KreuCelebrity

Në betejë me një sëmundje të rëndë, Rezarta Reçi flet për gjendjen e saj shëndetësore: Është luftë e gjatë!

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka qenë e ftuar këtë të premte të “Rudina”, ku ka treguar më shumë rreth gjendjes së saj aktuale.

Gazetarja ka publikuar librin e saj të dytë, “Zhbërja”, një libër i cili ka qenë edhe arma më e fortë e Rezartës në luftën e saj ndaj një armiku të padukshëm të shëndetit, me të cilin lufton prej kohësh.

Teksa Rudina e pyet se si po shkon trajtimi, gazetarja tregoi, “Jam në përpjekje e sipër, është luftë e gjatë. Madje tani kam konstatuar që është luftë me e gjatë nga  sa e kisha parashikuar, kështu që duhet të shkruaj edhe nja 2-3 libra të tjerë, mendoj, nëse arrij ta përballoj si luftë. Nga biseda e fundit që kam bërë me mjeken kuptova që nuk është dhe aq e lehtë dhe aq e thjeshtë, duhet të përpiqem vetë, siç ka thënë motra ime e Shkodrës: ‘notin duhet ta bësh vetë’. Megjithatë kam shumë mbështetje, të them të drejtën, por luftën po e bëj unë. Më ka ndihmuar shumë e shkruara e librave dhe kujdesi i stafit mjekësor, i jam mirënjohës”.

Ndërsa lufta e gjatë vazhdon, Rezarta thotë se ka trashëguar një karakteristikë të fortë nga i ati: optimizmin, këmbënguljen për mos t’u dorëzuar.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Vazhdon me terapitë sepse nuk bëhet fjala për ndërhyrje më apo ajo?

Rezarta Reçi:Jo, bëhet për jetëgjatësi mjekimi. Unë mendoja që mund të kryente, por kisha gënjyer veten, do të shkojë shumë dhe kjo më ka dobësuar pak, por them që do ta rimarr veten për të luftuar për më gjatë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF