Në mediat botërore po qarkullon lajmi se vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany Trump do të martohet nëntorin e këtij viti në Mar-a-Lago, Florida me të fejuarin e saj, Michael Boulos.
“Page Six” ka raportuar se dasma do të mbahet më 12 nëntor në pronën luksoze të Trump. Sa i përket detajeve të dasmës, thuhet se do të jenë më shumë se 500 të ftuar që do të marrin pjesë në festën e madhe të mbikëqyrur nga Donald dhe ish-gruaja e tij, Marla Maples.
“Ka pasur shumë planifikime. Ky është momenti i madh për Tiffany dhe do të jetë luksoz”, tha një burim për “Page Six”.
Sjellim në vëmendje se miliarderi Boulos i propozoi Tiffany-t në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një diamant mahnitës 13 karatësh të blerë në Dubai, që besohet të jetë me vlerë deri në 1.2 milionë dollarë. 28-vjeçarja njoftoi fejesën e saj me Boulos në vitin 2021.





Horoskopi ditor, e premte 6 maj 2022








Eni Koçi, nënë për herë të parë!


Einxhel Shkira, gati të bëhet nënë!




