Këngëtarja Rovena Ibrahimi është bërë nënë prej 9 muajsh, dhe i biri, Nataniel, ia ka ndryshuar jetën. Ishte dicka që e kishte pritur prej shumë kohësh, sic rrëfeu tek “Rudina” , ku ndau me publikun edhe përjetimin e saj kur mësoi për herë të parë lajmin e ëmbël.
“Ky është momenti kur u rrënqetha dhe nuk e di pse më ndodh e njëjta gjë gjithmonë. Mbase është momenti më delikat në jetën e njeriut dhe uroj që kushdo në këtë botë ta ketë. Nuk planifikuam gjë. Kishim 5 vite martuar që prisnim dita-ditës që të ndodhte. Nuk po ndodhte. Takonim miq, thoshin “ç’bëni, pse rrini, shkoni diku, rrini jashtë”.
Unë thashë që nuk kam për të ikur në asnjë vend, nëse ka qenë shkruar për t’u bërë nënë, do bëhem kur ta ketë shkruar Zoti lart. Në momentin që vërtet ndodhi nuk po e besonim as vetë. Kur i thashë tim shoqi, i nisa testin, tha “kush është shtatzënë?”. Është shumë e sinqertë dhe po e tregoj për herë të parë, sepse ti vërtet ta jep këtë impakt. Pastaj sigurisht u siguruam. Gjatë muajve të parë shkuam mirë, pastaj shumë trazira ndodhën, por ia dolëm”, është shprehur ajo.
Rovena tha se nuk ka kaluar një shtatzëni të lehtë, megjithatë lumturia që ajo i fali është më e madhe se mundimimi ndaj dhe e kanë zgjedhur ta quajnë vogëlushin Nataniel, apo “dhuratë e Zotit”.



















