Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz nisën së bashku një lidhje dashurie teksa ndodheshin brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Ndërkohë ata prej muajsh po shijojnë dashurinë e tyre, moderatorja ka publikuar në rrjetet sociale një foto pranë partnerit, ku vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i babait të saj.
“Yjeeeeee”, ka shkruar Muzafer, duke treguar se ai tashmë e mbështet lidhjen e së bijës.
Kujtojmë që në muajin shkurt i ftuar te “Shqipëria Live”, ai u shpreh se nuk kishte asnjë arsye pse ta takonte të dashurin e së bijës. “Unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar”, tha Muzaferi në muajin shkurt, i ftuar te “Shqipëria Live”.



















