Pas denocimeve për dhunë, sherri i futbollitit shqiptar Mërgim Berisha është zgjidhur në gjykatë. Mediat turke shkruajnë se sulmuesi i Fenerbahçes dyshohet se ka rrahur të dashurën, Vesa Vllasaliu, dhe i ka konfiskuar sendet personale në rezidencën ku jetonin së bashku në Umraniye.
Vesa, përmes avokatit të saj, ka bërë kallëzim kundër futbollistit me të cilin jetonin bashkë që nga shtatori i vitit 2021, e madje kishin dhe plane për martesë.
Në një speciale të medias prestigjioze në Turqi, Hurriyet, thuhet se në peticion pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Umraniye, ku jetonin së bashku, dhe nuk e ka lejuar të marrë sendet e saj.
Theksohet po kështu se ai i ka udhëzuar rojet e sigurisë së rezidencës së vet të mos e conin vajzën në asnjë vend.Avoktatë e saj thonë “Qëllimi i vetëm i klientit është të marrë sendet private, madje edhe faturat, dhe të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me palën tjetër. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që klienti të ekspozohet sërish ndaj dhunës fizike. Përveç kësaj, ai përdor lloje të ndryshme të sharjeve dhe fjalimeve fyese ndaj vetë avokatëve.”
Gjykata e Parë e Anadollit, vendosi që Berisha të frenohet nga dhuna verbale dhe sjellje që përfshijnë dhunë, kërcënime, fyerje, poshtërime dhe poshtërime për 2 muaj, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhuna Kundër Grave’. Gjithashtu nga gjykata u vendos që Berisha të mos afrohej për 2 muaj në banesën dhe vendin e punës së Vllasaliut, në të kundërt rrezikon të burgoset për 30 ditë.



















