KreuCelebrity

VIDEO/ Katy Perry rrëzohet nga karrigia ‘live’ në program!

Këngëtares së famshme Katy Perry i ka ndodhur një incident jo i këndshëm gjatë transmetimit ‘live’ të programit “American Idol”.

Katy Perry u rrëzua nga karrigia teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.

37-vjeçarja kishte probleme me ecjen për shkak të kostumit të ngushtë, për këtë arsye ajo u ndihmua nga kolegët e tjerë Lionel Richie, Luke Bryan dhe Ryan Seacrest. Moderatori Ryan filloi të prezantojë garuesin e parë të mbrëmjes, por u ndërpre në mes nga zhurma e një përplasjeje në tokë.

Pak çaste më pas kamera tregoi Katyn të rrëzuar me bishtin e saj të sirenës të ngritur në ajër. Pas këtij incidenti publiku shpërtheu me brohoritma mbështetëse për këngëtaren, e cila filloi të buzëqeshte teksa kolegët e ndihmonin të ngrihej.

 

 

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF