KreuCelebrity

E dhimbshme, Georgina Rodriguez reagon për herë të parë pas humbjes së djalit!

 

Georgina Rodriguez ka reaguar për herë të parë pas humbjes së djalit të porsalindur. Në një nga ndeshjet që luajti pas ngjarjes së rëndë, atë me Arsenalin, Cristiano Ronaldo ngriti sytë nga qielli dhe drejtoi gishtin pas golit që shënoi.

Ky gjest i futbollistit u interpretua si homazh për vogëlushin e tij, “që e sheh nga lart”.

Georgina ka publikuar foton e shkrepur në atë moment duke i bashkangjitur një zemër të bardhë. Kjo përbën të parën herë që ajo reagon publikisht që prej humbjes së madhe që pësoi cifti.

Georgina ishte shtatzënë me binjakë, por vetëm vajza arriti t`i mbijetonte lindjes, ndërsa djali jo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF