KreuCelebrity

As Bora, as Trixa? Romeo rrudh fytyrën: “Shijet e Donaldit….”!

Për cfarë mund të grinden dy binjakë të pandashëm si Romeo dhe Donald Veshaj? Romeo e tregoi vetë tek “Goca dhe Gra” ku realizoi një lojë e moderatoret në të cilën duhet tu përgjigjej disa pyetjeve të shpejta ose të pinte. Një ndër pyetjet ka qenë se për çfarë bëjnë sherr me Donaldin, ai ka treguar për çështje banale si përshembull kush do çohet të marrë karikusin.

Më tej Rita Petro e ka pyetur nëse janë zënë për ndonjë vajzë.  “Po ti nuk i shikon shijet e Donaldit? Unë kam të tjera shije”- u përgjigj ai duke shtrembëruar fytyrën.

Moderatoret e kanë ngacmuar më tej duke e pyetur pse bëri atë fytyrë por Romeo e ka anashkaluar, ndonëse nga shijet e Donaldit le të kuptojë se nuk i pëlqejnë të dashurat e tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF