KreuCelebrity

Pas operacionit, Hailey Bieber flet për eksperiencën më të vështirë të jetës së saj!

Modelja e famshme, Hailey Bieber, u shtrua në spital në fillim të marsit pasi teksa po hante mëngjes filloi të shqetësohej me të folurit e saj dhe po përjetonte mpirje në majë të gishtave.

Gruaja e superyllit të këngës Justin Bieber përshkroi përvojën e saj të hidhur për fansat në një video 12-minutëshe në YouTube të titulluar “Telling My Story”, të publikuar të mërkurën.

25-vjeçarja tha se mjekët i thanë asaj se shkaku i mpiksjes ishte një kombinim i efekteve anësore nga pilulat e kontrollit të lindjes dhe Covid-19. Testet e mëvonshme zbuluan se ajo kishte një vrimë ovale (PFO), kategoria më e madhe e një vrime në zemër, e cila i kishte mundësuar mpiksjes të ikte përmes zemrës së saj dhe të shkonte në trurin e saj. U desh një operacion urgjent për të riparuar problemin.

Duke folur në video, modelja Hailey siguroi fansat se do të ishte në gjendje të vazhdonte jetën e saj tani që kalvari ka mbaruar. Megjithatë, ajo foli për ndikimin që kishte në shëndetin e saj mendor. “Ishte padyshim momenti më i frikshëm i jetës sime. Kisha një ankth shumë të keq po më bënte të ndihesha qesharake”, tha ajo.

Hailey ka marrë një dozë ditore të aspirinës për hollimin e gjakut që nga operacioni, për të cilën thotë se e ka bërë atë të ndihet shumë më mirë.

Në fund të videos ajo ka falënderuar mjekët që ishin kujdesur për të, teksa shtoi që e kishte të rëndësishme ta ndante këtë gjë me fansat e saj .

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF