Emisioni më i ri në ABC, “Piranjat” nis sot në mbrëmje me premtimin të thumbojë keq e ta ngacmojë publikun. Bëhet fjalë për një program me në fokus investigimin, megjithatë duke pasur parasysh Florin, nuk kishte sesi mungonin edhe shakatë që do të vijnë dhe përmes kamerave të fshehta, pa harruar batutat në studio.
Temat janë nga aktualiteti, nga ajo cfarë shqetëson shoqërinë tonë dhe problemet më akute, të trajtuara me një realizëm therës e pa doreza. Jo më kot slogani i tij eshte: “Kujdes, piranjat kafshojnë”.
Emisioni do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 në ABC në Shqipëri dhe në T7 në Kosovë nga ora 22:30.
sezoni i parë i “Piranjat” do të jetë me tetë puntata dhe do të vazhdojë deri në fundin e muajit qershor, për t’u rikthyer më pas në shtator me një sezon të plotë televiziv.