Aleksandër Varfaj, ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj, prej disa kohësh është në një lidhje të re dashurie.
Ai vazhdimisht ka ndarë në rrjetet sociale fotografi me partneren e re, por duke ia mbajtur sekret identitetin e saj.
Por së fundmi Aleksandri ka nisur ta etiketojë në postimet e tij Marisën, e cila është mike me shumë personazhe të njohur të medias pasi është e angazhuar me një biznes për fëmijë.
Kujtojmë që “Panorama plus” ka siguruar këtë foto të çiftit, pasi Aleksandri ndau identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Mësohet se partnerja e re tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me aktoren e humorit. Vetëm pak ditë më parë ata kanë kaluar kohë si një familje në Berat, ku dhe vetë Marisa ka postuar në rrjetet sociale video të Vikit, duke e shijuar kohën me të.



















