KreuCelebrity

Çfarë është “pilula helmuese” e Twitter-it kundër Elon Muskut?

Twitter po përpiqet të pengojë përpjekjen e miliarderit Elon Musk për ta marrë kontrollin e kompanisë, nëpërmjet një “pilule helmuese” – një instrument financiar që kompanitë e përdorin prej shumë dekadash kundër blerësve të interesuar të padëshiruar.

Përbërësit e secilës “pilulë helmuese” dallojnë, por të gjitha ato janë të krijuara për t’iu dhënë bordeve të korporatave një opsion për të vërshuar tregun me shumë aksione të reja, saqë një blerje bëhet shumë e shtrenjtë për t’u realizuar, thote REL. Strategjia ishte popullarizuar në vitet ‘80, kur shoqëritë publike bëheshin pre e blerësve të aksioneve të mëdha si Carl Icahn – të cilët tani më shpesh përshkruhen si “investitorë aktivistë”.

Pas njoftimit se bordi i kompanisë kishte aprovuar një “pilulë helmuese” të premten e 15 marsit, përderisa tregu i aksioneve ishte i mbyllur, Twitter ka ofruar më shumë detaje në një dokument rregullator, se pa dyshim po përpiqet të zmbrapsë ofertën prej 43 miliardë dollarësh për blerje nga Musku, ndonëse dokumenti nuk ka përmendur emrin e antagonistit.

Plani i Twitter-it “funksionon duke zbatuar një ndëshkim të madh” ndaj cilitdo investitor që blen të paktën 15 për qind të aksioneve të kompanisë nga San Francisko, pa aprovimin e bordit. Plani i kompanisë që operon si rrjet social do të aktivizohet nëse një aksionar akumulon 15 për qind apo më shumë të aksioneve. Musk, i njohur më mirë si kryeshef ekzekutiv i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla, aktualisht ka në pronësi rreth 9 për qind të aksioneve të Twitter-it, por ka shprehur interesimin për të blerë më shumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF