KreuCelebrity

Kourtney Kardashian, rrëfimi për shtatzaninë: Ilaçet më shkaktuan menopauzë! 

Kourtney Kardashian bëri një rrëfim të pazakontë në episodin e dytë të “The Kardashians”. Ajo u pyet në shtëpinë e saj në Calabasas nga kris sesi shkoi vizita me mjekun, por u përgjigj se ishte e zhgënjyer nga komentet e njerëzve për trupin e saj, duke përfshirë këtu dhe spekulimet e një shtatzanie.

“Më duket se është shumë e vrazhdë të komentosh njerëzit kur nuk e ke idenë se çfarë po kalojnë në të vërtetë. Ilaçet që më kanë dhënë, më kanë cuar në menopauzë,“ ishte komenti i saj.

Daily Mail thotë se Kourtney tregoi hapur se ajo dhe partneri i saj, Travis, duan vërtet që të kenë një fëmijë. Doktorët i cuan drejt kësaj rruge “përmes   përmes metodave in-vitro.

Ylli i realiteti show është tashmë nënë e tre fëmijëve: Mason 12-vjeç, Penelope dhe Reign, të cilët vijnë nga martesa e saj me ish bashkëshortin Scott Disick, lidhja me të cilin zgjati nga viti 2005 deri në 2015.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF