KreuCelebrity

Veshja e fundit e Meghan Markle, ishte një homazh për Dianën!!

Eleganca e Meghan Markle ra  ë sy në mënyrë të vecantë së fundi tek ‘Invictus Games’. Vëmendjen e tërhoqi sidomos pjesa e sipërme e veshjes së saj, një bluze më prereje identike me atë të një veshjeje të princeshës Diana.

Bluza ngjyrë qumeshti, me krahët e ulura që ekspozojnë bukur dekoltenë, sillte menjëherë ndërmend një portret të famshëm të vjehrrës së saj të ndjerë.

Ajo është dizenjuar nga marka e njohur njujorkeze, Khaite. Dukesha e kishte kombinuar me patanllona të errëta, që e tregonin mjaft elegante, ndërsa ka preferojë ta kompletojë pamjen me bizhuteri  minimaliste, një choker i thjeshtë floriri, vathë dhe dy byzylykë e unaza prej diamanti.

Fotoja e Dianës, e shfaqur në një ekspozite të titulluar “Diana, Princesha e Uellsit” nga Mario Testino, në 2005, u realizua vetëm 5 muaj përpara se të ndërronte jetë. Fustani që ajombante aty ishte krijuar nga Catherine Walker.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF