KreuCelebrity

U kritikua për veshjen në Kuvend, reagon Adriana Matoshi: S’më bën as deputete të keqe, as të mirë

Deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi këtë të martë u fotografua gjatë seancës plenare me nje veshje plot stil.

 

Ishin të shumta mediat të cilat e kritikuan, pasi e cilësuan veshjen e saj si të papërshtatshme për në Kuvend. Në lidhje me këto kritika, ka reaguar vetë aktroja me anë një të postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku ka theksuar se veshjet e saj janë artistike, dhe se ashtu do të mbeten përjetësisht.

 

Për miqtë gazetarë, që po kërkojnë prononcim për veshjen time në Kuvend! Sinqerisht, më me dëshirë kisha marrë pyetje për sukseset e kësaj qeverie, për rikthimin e shkëlqimit të skenës kulturore etj. etj.

Por, unë nuk kam as mundësi që të zgjedh pyetjet, njëjtë siç askush nuk ka mundësi të vendosë qysh unë vishem në Kuvend. Veshjet e mia gjithmonë janë artistike, pasi unë, mbi të gjitha, jam artiste, dhe ashtu do të mbetet përjetësisht!

Shijet janë relative, por edhe individuale. Veshja nuk më bën as deputete të keqe, as të mirë. Unë po e luaj rolin tim si deputete, për çfarë jam votuar. Kjo ka rëndësi! Por, edhe një gjë e kam pritur: më shumë mbështetje nga gazetaret.

Jam shumë e lumtur që jetoj në një kohë kur gratë në të gjithë botën e mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën, në çdo rrethanë, në çdo situatë. Gratë e Kosovës, pa përjashtim, duhet që sa më parë ta kuptojnë këtë trend të rëndësishëm dhe kaq të nevojshëm për njerëzimin dhe të bëhen pjesë e forcimit të gruas.

Ndërsa për ata që ofendojnë, tashmë jam rexhur.”, ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF