KreuCelebrity

Ish-partneri i Belen Rodriguez rrëfen sëmundjen e rrallë nga e cila vuan!

Ish-partneri i Belen Rodriguez Antonino Spinalbese ka qenë i ftuar në “Italian Stories” dhe gjatë intervistës me Eleonora Daniele ka treguar disa detaje nga jeta e tij, mes të cilave edhe sëmundjen nga e cila vuan.

“Unë kam pankreasin e një të moshuari dhe për disa kohë jam ushqyer me infuzione”, është shprehur ai.

Spinalbese rrëfeu se është ndjerë gjithmonë i fortë dhe i pathyeshëm. Antonino tregoi edhe sa thelbësore është që ai të ushqehet shëndetshëm sepse me ushqimin e duhur mund të menaxhojë një jetë normale.

Gjatë intervistës u shfaqën foto me të bijën Luna dhe në atë moment, i emocionuar, ai pranoi se shtysën më të madhe për të jetuar dhe për të luftuar me sëmundjen ia jep vajza. “Marr frymë falë saj. Ajo është e mrekullueshme”, tha ai mes emocionesh.

Kujtojmë që yllin televiziv italian, Belen Rodriguez dhe Antonino Spinalbese i dhanë fund lidhjes disa muaj pasi vajza e tyre, Luna Mari erdhi në jetë.

Antonino Spinalbese racconta la sua malattia e poi si commuove vedendo le immagini della figlia “Respiro ancora grazie a lei” #storieitaliane @eleonoradaniele pic.twitter.com/qmoEsM19hv

— Storie Italiane (@storie_italiane) April 15, 2022

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF