KreuCelebrity

Rita Ora bëhet imazh i firmës luksoze!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nënshkruar një kontratë me vlerë gjashtë milionë euro për t’u bërë imazhi promovues i markës luksoze “Prada”.

Së fundmi, ajo u shfaq në “Met Gala 2021”, me një fustan të firmës italiane, ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë, një burim i afërt me këngëtaren tha për The Sun, “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre në qendër të vëmendjes. Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë dhe ajo gjithmonë fiton”.

Kujtojmë që edhe më herët 31-vjeçarja ka pasur fushata të mëdha reklamuese me kompaninë kozmetike “Rimmel” dhe gjigantin e veshjeve sportive, “Adidas”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF