Zoti Kane, a është kjo një kohë e mirë për të punuar në modë?
Më fal, kjo pyetja juaj e parë? (Qesh) Jezu Krisht!
Epo duhet të fillojmë diku!
Në fakt më bëre të them kot emrin e Zotit! (Qesh) Epo, varet kush je në modë, por mua më pëlqen. Ky ështërealitet i ashpër: industria e modës fiton 27 miliardë paundnë Londër. Vetëm në Londër! Por askush nuk flet për këtë, gjë që është vërtet e trishtueshme. Dua të them, kjo ështëshumë! Pra, ka shumë presion. Duhet të mësosh tëpërshtatesh, të evoluosh me rutinën dhe ciklin e saj… Nukmund ta ulësh kokën. Unë ende po e shijoj atë…
Si keni arritur deri këtu?
Këto 15 vite kanë qenë ferr! Mos hyni në modë, u them fillestarëve! Po bëj shaka, po e them me një buzëqeshjenë fytyrë. Të qenit në kolegj për gjashtë vjet ishte njëperiudhë e shkëlqyer. Por sot është shumë ndryshe: pritshmëritë, Instagrami, ka shumë presion. Mendoj se moda është më gjithëpërfshirëse këto ditë, gjë që është e mrekullueshme, sepse dikur shihej si shumë ekskluzive.Nga ana tjetër, kjo ishte një nga arsyet që më pëlqeu! Taniai mister ekskluziv ka humbur. Misteri është zhdukursepse të gjithë dinë gjithçka!
Mediat sociale kanë qenë me të vërtetë një faktor tekmarkat, po hapen ndaj publikut…
Pikërisht. Instagrami është i mrekullueshëm, por ama jemitë varur, të gjithë e duam, por nuk dua të lejoj që jeta imetë diktohet nga fotot! Unë dua të shoh dhe të mësoj. Kjoështë ajo që ka humbur me të vërtetë: njerëzit nuk bëjnëmë kërkimet e duhura. Ajo që ne bënim në kolegj mirë – ishte kërkimi. Ju a shikoni një libër sot në shkollë? Në ditëte sotme thjesht shihni çdo gjë nga ekrani dhe aty kërkimijuaj ka mbaruar. Ju mund të shkoni në Instagram imazhetë shkëlqyera, por a nuk më thoni që i kanë njëqindmilionë herë dhe nuk ju bëjnë fare përshtypje, atëherëpse?
Sepse ashtu e percepton Instagrami dhe njerëzit modën… apo jo…?
Pikërisht, kjo e bën botën e modës të konsiderohet super budallaqe, kjo është marrëzi. Është vërtet e vështirë dhemendoj se është një perceptim i rremë. Unë mendoj se është për shkak të atij perceptimi që njerëzit futen nëmodë duke menduar se është një botë e shkëlqyeshme, kur në fakt është me të vërtetë shumë e vështirë. Duhet tëjesh vërtet i pamëshirshëm, i talentuar dhe punëtor tëmbijetosh brenda saj.
A duhet të kesh një prejardhje të pasur…?
Kjo është edhe e dhimbshme! Unë vij nga një prejardhje e klasës punëtore, dhe për fat mamaja dhe babai im ishin tësuksesshëm në jetën e mëvonshme, kështu që unë u mbështeta gjatë gjithë rrugës nga ata. Mendoj se privilegjet e çdo profesioni fitohen.
Sepse në fund të fundit paratë nuk blejnë talent.
Kujtoj kur shkova në universitetin Saint Martins disathoshin: “Kjo pëlhurë kushton 750 £ metri” dhe unë thoja: Pse? Kjo duket kaq pa vlerë. Kur bëra koleksionin tim tëdiplomës, e krijova me çorape të vjetra, sepse aq mund ta përballoja dhe ky krijimin fitoi çmimin e parë. Pra, messhumë studentëve ishin edhe shumë të pasur, por ata nukishin aq të mirë sa unë! Ju mund të keni shumë para, por… ka disa gjëra që nuk mund t’i blini dot (Qesh) Thjeshtdua të them që kur ka një vullnet, ka një mënyrë.
Të qenit pak ndryshe, padyshim funksionoi tek ju…
Unë nuk ndryshoj, thjesht përmirësohem! Kur po bëjaMasterin, të gjithë bënin të njëjtin look Margiela oseHelmut Lang. Unë thjesht po mendoja: “Pse të gjithë bëjnëtë njëjtat gjëra… Ata thjesht po kopjonin dhe po vendosniemrin e tyre sipër. Mendova kjo nuk ishte e drejtë. Nësenuk rrezikon, atëherë do të jesh një nga ata njerëz qëkopjojnë një xhaketë Comme des Garçons dhe thonë se është e tyre, por ama ju po mësoni shumë thjesht, duke qenë pak krijues dhe aspak të guximshëm.
Nga e merrni kreativitetin?
Ka shumë mënyra për të qenë kreativ, mund të jetëleksion, mund të jetë muzika, një film, të rinjtë në ditët e sotme janë kaq me fat, sepse kanë shumë mundësi, ndajmos i prishni ato. Unë kreativitetin e mora nga vetja, peizazhi i fëmijërisë time ishte kaq informues, pra ky brezpo rritet duke marrë shumë informacione që duhet ta përdorin.
Sa e rëndësishme është që veshjet tuaja t’jupasqyrojnë ju?
Kjo është relative! Mendoj se rrobat e mia janë shumë tëChristopher Kane, ju mund t’i dalloni ato milje larg. Stilinuk ka të bëjë me nxjerrjen në pah të shumë gjërave, porme nxjerrjen e një stili të shkëlqyer, për këtë ju futamodës. U rrita duke parë stilistë të mrekullueshëm qëbënin rroba të mahnitshme, pra unë i respektoj ata dheveten.
A e pengon kjo ndonjëherë procesin tuaj krijues?
Epo, është e vështirë të jesh kreativ çdo ditë. Është njëdënim me burg. Ju i jepni vetes kaq shumë presion dhedhimbje për të qenë krijues çdo orë të ditës, ndonjëherëthjesht duhet të largoheni. Përpiqem t’i bëj gjërat të jenëinstinktive, nuk e shtyj veten dhe çdo gjë vjen natyrshëm.
Pra, nuk jeni kurrë në konflikt me shijet tuaja?
Më kanë mësuar se nuk ka shije të gabuara. Gjërat janëthjesht të ndryshme, sepse çdo klient ka shije tëndryshme. Kur shikoj një bluzë po pyes veten a do ta vesh? Kurrë. Por ama kjo nuk do të thotë se dikush tjetërnuk e pëlqen atë. Është shumë e bezdisshme ideja për t’uvërtetuar nga dikush që thotë: “Oh, kjo është mirë, kjo nukbën!” Sepse është zgjedhje personale! Bota e modës, prandaj është kaq e bukur, sepse ka vend të mjaftueshëmpër të gjithë, për rrobat e bukura dhe ato më pak tëshkëlqyera.



















