KreuCelebrity

Elon Musk ofron këtë shumë për të blerë Twitterin!

Elon Musk ka ofruar 41.39 miliardë dollarë për të blerë rrjetin social Twitter.

Miliarderi amerikan e bëri publike ofertën e tij këtë të enjte, ndërsa më 4 prill Musk bëri të ditur se zotëron 9% të aksioneve në Twitter.  Musk thotë se Twitter ka potencial të madh të cilin ai dwshiron ta fuqizojë akoma më shumë.

Pasi bëri publike aksionet e tij, ai filloi të bënte thirrje për ndryshime në këtë rrjet social, duke filluar që nga selia qendrore e kompanisë deri te shtimi i opsioneve dhe komandave të reja në Twitter.

Pas ofertës zyrtare që ka bërë, mbetet për t’u parë nëse bordi i kompanisë do të pranojë shitjen e Twitter për 41.39 miliardë dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF