KreuCelebrity

Kjo është arsyeja pse Rihanna është veshur ekstravagante në shtatzëni!

Ylli i muzikës botërore Rihanna është në pritje të ëmbël, dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka tërhequr shumë vëmendje me veshjet e veçanta dhe ekstravagante që ka zgjedhur.

Së fundmi ajo ka qenë pjesë e kopertinës “Vogue”, ku u shfaq me trupore të kuqe prej dantelle dhe doreza. Për revistën ajo ka treguar arsyen e veshjeve të saj ekstravagante, ku ka theksuar se nuk dëshiron që të fshehë format trupore vetëm për shkak se është shtatzënë.

“Në fillim prisja një ndryshim magjik, por në të vërtetë mbetem kjo që jam. Trupi im po bën gjëra të pabesueshme”, tha këngëtarja.

Rihanna tregoi se ajo dhe partneri i saj nuk po planifikonin për një fëmijë, por gjatë udhëtimeve në pandemi ajo kuptoi se reperi ishte si një familje për të dhe ishte momenti i duhur për një pjesëtar të ri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF