Beatrix Ramosaj ka publikuar ditën e sotme këngën e saj të re dhe fansat janë të bindur se ajo është në fakt, një dedikim për historinë e shkurtër të dashurisë me Donald Veshaj por jo në sensing e mirë. Në fakt, kënga me titull
Ma shumë se ti”, një bashkëpunim me Dj Geek, duket mjaft shpotitëse.
“S’e kam menduar që je kaq idiot, lotët e mia nuk i meriton”- thuhet në tekst. Ndër të tjera ajo shpreh përmes këngës se “ai e ka përdorur” ndërsa “ajo e ka dashur.” Megjithatë, Beatrix thotë se dikur do të gjejë dikë “që e do, dhe e respekton më shumë se ai.” Menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mjaft komente, ku pjesa më e madhe e tyre përmendin emrin e aktorit të humorit.
PJESË NGA TEKSTI:
“Kam menduar që jemi ndryshe
Tani e gjete qysh e lype
Ta kisha dit çfarë je s’kisha bërë çfarë kam bërë
S’kam menduar që ti je kaq idjot
Lotët e mia ti s’i meriton
Më duket se kupton
Kjo nuk shkon me zor
Pa ty më mirë jam s’kam nevojë për askën
Që nuk më vlerëson
Që vetëm më tradhton
Se zemra gabon, por dikur e gjej dikë,
Që ndoshta më do më shumë se ti, ndoshta më respekton më shumë se ti”
***
“Premtimet që ti i bëre
Asgjë s’mbeti, krejt i more
Hala pres ti me m’kap për dore
Unë të desha ti më përdore
Unë po hyj më thellë ama ty po të shikoj duke qeshur
Ama kjo gjë ty nuk të dhemb se problemi është tek ti
Tash nuk të shoh më
Krejt çfarë unë jam
E ke pas në duar
Tani zemra ime është gur e nuk thehet më kurrë
Unë meritoj më shumë
Vetes ja kam premtuar
Dikur më i mirë se ti një ditë ka me dëshmu që
Ndoshta më do më shumë se ti, ndoshta më respekton më shumë se ti”



















