Kur je një prej yjeve më të gjurmuara nga paparacët, padyshim duhet të kujdesesh për imazhin tënd. Por pavarësisht kësaj, u duk pak e tepruar veshja që mbante Khloe Kardashian për të cuar vajzën e saj të vogël në kopësht.
Për vite më radhë, Khloe është përshkruar si “rosaku i shëmtuar” e Kardashianeve, por tani, me transformimin rrënjësor që ka pësuar, ajo po tërheq një pjesë të madhe të vëmendjes, dhe duket sikur është kthyer në anëtaren më të famshme të familjes për momentin.
Dhe kjo duket e shtyn, që edhe për një dalje “banale” në rrugë të veshë body latex të puthitur pas trupit, xhinse ekstravagante të grisura dhe sandale me një takë të cmendur, të denja më shumë ndoshta për tapetin e kuq!
Pavarësisht shndërrimit të saj, ajo vazhdon megjithatë të mos ketë fat në dashuri, teksa të gjithë meshkujt e jetës së vet, e kanë tradhëtuar.



















