KreuCelebrity

Periudha e vështirë me të shoqen, Gentjan Zenelaj: Katër muaj të tmerrshëm!

 

“Aida, mori një djalë harrakat dhe e ktheu në kryetar familjeje”, thoshte në 2019-tën Gentjan Zenelaj për bashkëshorten e tij, duke treguar kështu edhe pak nga karakteri i vet, por që tashmë familjen, e ka vendosur të parën- madje edhe mbi karrierën e tij. “ Karriera dhe mund te nderpritet e rifillohet, ndersa momentet me fëmijet ikin e nuk vijnë më”. Dua ta çoj une djalin në shkolle, nuk do ta çoje shoferi im kurrë. Djali më ndjek shumë në teater, ndërsa vajzës më shumë i pelqen baleti”, ishte komenti i tij.

I ftuar së fundi në “Glamour Zone”, aktori zbuloi të tjera momente nga jeta e tij private, duke rrëfyer dicka nga fillimet e marrëdhënies me Aidën.

Genti tha  në menjëherë pas diplomimit, ata janë kthyer në qytetet e tyre përkatëse, dhe komunikimi i vetëm që kanë mbajtur për 4 muaj ka qenë ai përmes letrave në postë.

Ditët që ne morëm diplomat në dorë, ajo iku në Gjirokastër dhe unë në Lezhë, ka qenë shumë e vështirë. Atëherë nuk kishim celular dhe lidhjen e mbajtëm me postë, rroftë Posta Shqiptare (qesh). Ajo akoma nuk i kishte thënë gjë prindërve, por një ditë i bëra një telefonatë dhe i thash: Bëhu gati, se do vij të të marr. Por ata kane qenë 4 muaj të tmerrshëm.’-tha aktori.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF