KreuCelebrity

Dj Sardi zbulon arsyen pse e quajtën djalin Zais Denzel!

Dj Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj disa muaj më parë u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një djalë, të cilin e quajtën Zais Denzel Shehu. Emri padyshim mori shumë vëmendje dhe zgjoi kuriozitet se çfarë kuptimi ka.

Së fundmi në një intervistë për “Ditë e re” në RTV Ora, Sardi tha se Zays është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia.

“Atëherë nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë: Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse babi Sardi, mami Jonisa, imagjino djali duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternative, por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë.

 

Alesio i vuri Denzel, emrin e pagëzimit. Ne kishim qejf Zayn, pastaj Zays. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zays dhe ishte unikë.  Djali më ngjan mua”, tha Sardi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF