Kourtney Kardashian dhe Travis Barker vizituan një kishëz në Las Vegas më 3 prill, vetëm disa orë pasi morën pjesë në Grammy 2022, dhe bënë betimet për dashuri të përjetshme në një ceremoni private.
Megjithëse ata ende nuk janë ligjërisht burrë dhe grua. “Këto i gjeta në telefonin tim”, shkroi Kourtney së fundmi në Instagram përkrah disa fotografive nga ceremonia, teksa më tej shtoi, “Një herë e një kohë në një tokë shumë, larg, Las Vegas në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm shkuan në të vetmen kishëz të hapur me një Elvis [Presley] dhe u martuan (pa certifikatë martese)”.
Ky postim i Kourtney në lidhje me lajmin e dasmës hedh poshtë zërat se ata janë martuar në mënyrë ligjore. “Ishte një shaka dhe diçka argëtuese për ta. Ata ishin jashtë në Delilah të dielën mbrëma pas Grammy-t dhe pinë disa pije dhe vendosën të shkonin në një kishëz dhe të “martoheshin”, ka thënë një burim për E!News.
Megjithatë, duket se shumë shpejt gjërat do të jenë serioze. “Travis dhe Kourtney po planifikojnë të martohen ligjërisht këtë vit”, shtoi burimi. “Ata kanë qenë të fokusuar në lindjen e një fëmije, por plani i tyre është të martohen para fundit të vitit”.
Kujtojmë që Kourtney ka tre fëmijë nga martesa e saj me Scott Disick, Mason, 12 vjeç, Penelope, 9 vjeç dhe Reign, 7 vjeç, ndërsa Barker ka dy fëmijë Landon, 18 vjeç dhe vajzën Alabama, 16 vjeçe me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.